“Kurti dhe qeverisja e tij nuk kanë mandat për të bërë marrëveshje që ndajnë Kosovën”

Sipas Dardan Molliqajit, kryetarit të PSD-së dhe ish-bashkëpartiakut të Albin Kurtit, ky fundit nuk ka të drejt dhe nuk ka mandat që të nënshkruaj marrëveshje me Serbinë sepse ai në vitin 2015 kishte nënshkruar një peticion ku i kundërshtonte marrëveshjet e tilla, siç është kjo e fundit të cilë e ka nënshkruar Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç

PSD-ja nëpërmjet këtij aktiviteti, i’a kanë ri-sjellë Kurti nënshkrimin e tij, 27.06.2022

Kryetari i Partisë Social Demokrate(PSD) Dardan Molliqaj ka risjellë peticioni e nënshkruar nga rrethimi 200 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës, njeri ndër ta ishte dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili kishte nënshkruar këtë peticion kundër mërrveshjëve më Serbinë.

Sipas Molliqaj-it, Albin Kurti e kishte nënshkruar peticioni në të cilin shkruhej “Këto marrëveshje nuk i përfaqësojnë interesat e qytetarëve të Kosovës…”, “Qytetarët e Kosovës nuk ia kanë dhënë mandatin Qeverisë së Kosovës që të pranojë marrëveshje të tilla”.

“Kurti dhe qeverisja e tij nuk kanë mandat për të bërë marrëveshje që ndajnë Kosovën”, ka theksuar Molliqaj dhe ka vazhduar duke vlerësuar se “çfarëdo marrëveshje e pjesshme nuk çon tek marrëveshja përfundimtare , dhe nuk mund të sjell paqe të përhershme në mes të dy vendeve. Prandaj, pos që janë gabim, janë edhe të dëmshme dhe të rrezikshme”.

Dardan Molliqaj Kryetari i PSD-së

Tutje, i pari i PSD-së  e ka pyetur  bashkë idealistin e dikurshëm te tij, Albin Kurtin se a “mbani mend peticionin më të madh në Kosovë që ka ndodhur ndonjëherë”?

Ai ka vazhduar duke thënë se “sigurisht që ti sot po e sheh këtë peticion, që e kemi risjellë në formë aksioni, të kujtohet vetja duke e nënshkruar”.

Ndërkohë  ai ka folur se cili kishte qenë vullneti politik i viti 2015, ku në të njëjtin vit ishin mbledhur mbi 200 mijë nënshkrime për ta kundërshtuar katër marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë.

Katër marrëveshjet e kundërshtuar me këtë peticioni ishin “Asociacioni i komunave me shumicë serbe, barrikadimin në urën e Ibrit në Mitrovicë, kodin telefonik shtetëror si dhe marrëveshjen e energjisë” ka thënë Molliqaj.

Por sipas Molliqajit vullneti i ish-bashkë-idealistit të tij, Alibin Kurti,”vërtetohet lehtë, pasi në këtë peticion ka nënshkruar me dorën e vet”

PSD-ja nëpërmjet këtij aktiviteti, i’a kanë ri-sjellë Kurti nënshkrimin e tij, 27.06.2022

“Sot, ky vullnet është zhvendosur”, dhe gjithçka është pranuar  ashtu siç kishte qenë në të kaluarën, dhe asgjë nuk ka ndryshuar asgjë përveç figurave të cilat kishin udhëhequr më dialogun sipas Molliqajit.

Dhe nëse hipokrizia del në shesh nuk është mjaftueshëm sepse kjo qeveri është duke e dëmtuar Kosovën sipas tij.

“Me pranimin e kornizës së vjetër të dialogut, e për pasojë edhe të marrëveshjeve të arritura, Kosova po ndahet në vija etnike, duke përjetësuar konflikt e konservuar ndarje”. kishte vlerësuar Molliqaj.

PSD-ja nëpërmjet këtij aktiviteti, i’a kanë ri-sjellë Kurti nënshkrimin e tij, 27.06.2022

PSD dorëzon në Qeveri peticionet e vjetra të VV-së

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika