MPJD: Tabela në Murinë ‘Pec Srb’ u hoq falë angazhimit të mirë ndërinstitucional

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka mirëpritur heqjen e tabelës sinjalizuese në Murinë të Malit të Zi, e cila i referohej qytetit të Pejës si pjesë e Serbisë me mbishkrimin “Peć Srb”.

Sipas njoftimit zyrtar të MPJD-së, largimi i tabelës është bërë pas angazhimit institucional të Republikës së Kosovës dhe bashkëpunimit me autoritetet malazeze.

Ministria ka njoftuar se përmes Ambasadës së Kosovës në Podgoricë, janë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për adresimin e këtij rasti.

“Menjëherë pas pranimit të informacioneve për këtë rast, MPJD, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Podgoricë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për adresimin e kësaj çështje me institucionet kompetente të Malit të Zi. Ministria mirëpret këtë veprim nga autoritetet malazeze dhe e konsideron atë si një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe respektimit të plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e MPJD-së.

Po ashtu, Ministria ka falënderuar aktivistët dhe banorët e zonës për reagimin e tyre qytetar dhe angazhimin në sensibilizimin e opinionit publik.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika