Rizvanolli kërkon mosrritje të çmimit të rrymës për ata që shpenzojnë më pak se 800 kWh në muaj

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i ka propozuar Zyrës së Rregullatorit për Energji që për konsumatorët që shpenzojnë më pak se 800 kilovat energji elektrike të mos rritje të çmimit të rrymës.

Rizvanolli përmes një video mesazhi ka thënë se konsumatorët e tjerë, rritja të jetë “sa më e ulët dhe ata konsumatorë të ndahen në sa më shumë kategori ose blloqe”.

“Në lidhje me tarifat e energjisë elektrike, ne i kemi propozuar ZRRE-së që të mos ketë fare rritje për konsumatorët të cilët konsumojnë deri në 800 kËh në muaj, ndërsa për të tjerët, rritja të jetë sa më e ulët dhe ata konsumatorë të ndahen në sa më shumë kategori ose blloqe”, ka thënë ministrja e Ekonomisë.

Ajo ka theksuar se konsumatorët duhet të trajtohen në bazë të asaj që shpenzojnë.

“Në këtë mënyrë të mos trajtohet njëjtë për shembull, sikur dikush që shpenzon 1000 kËh në muaj. Në këtë mënyrë, ne mbrojmë familjet sa më shumë që të jetë e mundur pa e cenuar sigurinë e furnizimit dhe veçanërisht mbrojmë ata të cilët kanë nevojë më së shumti”, ka deklaruar Rizvanolli.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika