Osman: Sulmi në Kremenchuk është i egër dhe çnjerëzor, është akt terrori

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, goditjen e një qendre tregtare me raketë, në qytetin Kremenchuk në rajonin Poltava të Ukrainës, e ka kosnideruar si sulm të egër e çnjerëzor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas goditjes së një qendre tregtare me raketë, në qytetin Kremenchuk në rajonin Poltava të Ukrainës.

Ajo e ka dënuar sulmin e fundit rus, duke shkruar se ky veprim i presidentit rus, Vladimir Putin mbi një mijë civilë të pafajshëm në Kremenchuk është i egër dhe thellësisht çnjerëzor.

“Sulmi i fundit i Putinit mbi një mijë civilë të pafajshëm në Kremenchuk është i egër dhe thellësisht çnjerëzor. Ky është një akt terrori dhe një vazhdimësi e krimeve sistematike të luftës kundër civilëve. Zemrat tona janë për popullin e Ukrainës. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me ta”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Vitaliy Meletskiy, me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se raketa ka goditur ndërkohë që qendra ishte e mbushur me njerëz.

“Sulmi me raketa në Kremenchuk erdhi në një vend të mbushur me njerëz, i cili është 100% i parëndësishëm për luftimet. Ka të vdekur dhe të plagosur,” shkroi Maletskiy në Facebook.

Ndërsa, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte njoftuar se raketa kishte goditur një qendër tregtare dhe publikoi një video të goditjes në Telegramin e tij.

Zjarr në një qendër tregtare pas një sulmi me raketa në Ukrainë. Kremenchug. 27 qershor 2022

“Okupatorët kanë goditur një qendër tregtare me mbi një mijë civilë brenda. Qendra tregtare nuk përbënte asnjë rrezik për ushtrinë ruse dhe nuk përbënte asnjë vlerë strategjike për ata. Qendra është duke u djegur dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen ta shuajnë zjarrin. Numri i viktimave është i pamundur të imagjinohet. Nga pafuqia, Rusia vazhdon të godasë njerëzit e zakonshëm. Është e kotë të presësh të jenë e arsyeshëm apo njerëzorë”, shkroi presidenti ukrainas.

Shpërthime u dëgjuan edhe në Poltava, por aty nuk ka informacione për goditje me raketa.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika