Ukraina i kërkon ndihmë Shqipërisë

Sulmet e Rusisë ndaj civilëve e detyrojnë Ukrainë që t’i kërkojë Shqipërisë që të mbajë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

Volodmyr Zelenskyy

Agresioni rus e ka detyruar Ukrainën të kërkojë mbledhje urgjente në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa ajo këtë kërkesë ia kishte bërë Shqipërisë.

Shqipëria është përballur me kërkesën e parë ndaj saj, gjatë kryesimit të presidencës së Këshillit të Sigurimit në Organizatën  e Kombeve të Bashkuara (OKB) nga Ukraina pas sulmeve ruse mbi civilët.

Rusia nëpërmjet një sulmi me raketa ka goditur një qendër tregtare në Kremenchuk ku aktualisht numërohen 13 civilë të vdekur dhe qindra të plagosur.

Ndërsa, mbledhja urgjente e KS ka gjasa që të mbahet më 28 qershor mbi sulmet e vazhdueshme në Kiev, ku përfshihet edhe goditja e qendrës tregtare në Kremenchuk.

Shqipëria është në ditët e fundit të presidencës së parë të vendit në Këshill, ndërsa qershori po mbyllet me një çështje tepër delikate që ka qenë në vëmendje të opinionit publik që prej 24 shkurtit 2022, kur filloi agresioni rus në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika