Suedia njofton për progres në bisedimet me Turqinë për anëtarësimin në NATO

Negociatat që synojnë tejkalimin e kundërshtimit të Turqisë ndaj kërkesës së Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n, kanë bërë përparim dhe një përparim edhe më i madh mund të shënohet në samitin e aleancës në Madrid, ka thënë ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde

Ann Linde, ministrja e Jashtme e Suedisë

Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde, ka thënë se negociatat që synojnë tejkalimin e kundërshtimit të Turqisë ndaj kërkesës së Suedisë për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike (NATO), kanë bërë përparim.

Sipas saj, një progres më i madh lidhur me këtë mund të shënohet në samitin e NATO-s ku do të mblidhen liderët e kësaj aleance, të martën në Madrid.

“Ne jemi të përgatitur për mundësinë që diçka pozitive mund të ndodhë, por gjithashtu mund të zgjasë më shumë”, është shprehur Linde, shkruan e përditshmja Svenska Dagbladet (SvD).

Ajo ka thënë se do të qëndrojnë të durueshëm dhe do të vazhdojnë diskutimet edhe pas samitit.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se dy shtetet po strehojnë terroristë, duke iu referuar anëtarëve të Partisë së Punës të Kurdistanit.

Nga ana e shtetit turk është theksuar se mund ta shtyjë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO për më shumë se një vit, nëse nuk merr garanci se dy vendet nordike janë të gatshme të adresojnë çështjen e grupeve kurde në këto vende, që ajo i konsideron organizata terroriste.

Turqia aktualisht është i vetmi shtet që e bllokon anëtarësimin e Suedisë dhe të Finlandës në NATO.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të hënën ka thënë se në samitin treditor do të arrihet pajtueshmëri për një paketë të re të ndihmës për Ukrainën në fushën e komunikimeve, sistemeve antidronë dhe naftës.

Përmes një video-linku, pjesëmarrës do të jetë edhe presidenti ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili pritet të mbajë një fjalim para liderëve të NATO-s dhe aleatëve të saj.

Mblidhet samiti i NATO-s për mbrojtje dhe ndihmë ndaj Ukrainës

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika