LDK reagon ndaj BE-së pas paralajmërimit të udhërrëfyesit të ri për vizat

Një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën paralajmëroi komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, në debatin që u zhvillua të hënën në Parlamentin Evropian. Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një grafikë të importeve të Kosovës nga vendet e rajonit për vitin 2020 dhe 2021

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj Komisionarit të Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, i cili të hënën e 27 qershorit ka paralajmëruar udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka theksuar se qasja e komisionerit Varhelyi, është vetëm arsyetim për të prolonguar më tej këtë vendim të BE-së.

“Qëndrimet e dy vendeve të BE-së për të mos liberalizuar vizat për kosovarët, qëndrime të cilat janë krejtësisht rezultat i dinamikës së tyre të brendshme politike, nuk duhet lejuar të ngriten në nivel të çfarëdo udhërrëfyesi të ri për liberalizim të vizave për Kosovën”, ka thënë ai.

Hoti ka potencuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet që nga marsi i viti 2018 dhe sipas tij, qytetarët e Kosovës e meritojnë t’iu liberalizohen vizat.

Franca dhe Holanda janë dy vendet skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Për të bindur Francën, në vitin 2020 është ngritur grupi punues i Ministrive të Brendshme respektive për të vënë në dispozicion të insiticioneve fanceze informatat e nevojshme për vendimmarrje pozitive.

“Ky grup punues është vendosur të formohet në takimin që kemi pasur me Presidentin Macron në korrik 2020, duke ndjekur shembullin e mirë të Qeverisë Haradinaj me Gjermaninë në vitin 2019”, shtoi Hoti.

“Ky grup e ka kryer punën e vetë dhe tani duhet pritur vendimi pozitiv, sepse nuk ka më asnjë kusht që duhet të plotësohet nga Kosova”, ka thënë ai.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.

Qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter nga gjithsejtë 95 sa i ka vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim.

Megjithatë, procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila ka shprehur rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, Varhelyi tha se të dyja vendet duhet të dëshmojnë përkushtim të qartë në kryerje të detyrave.

“Po shohim se Serbia është në një pozitë të vështirë në rrethanat dhe sfidat ekzistuese gjeo-politike. Duhet ta pranojmë këtë. Çështja e sanksioneve [kundër Rusisë] është vetëm një prej simptomave të problemeve. Ne jemi krejtësisht të gatshëm ta mbështesim Serbinë në përshtatjen e mëtejme me politikën e BE-së, lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë. Por, kemi nevojë që edhe Serbia të marrë obligime të reja”, ishte shprehur Varhelyi.

Udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika