Bëhet fjalë për Majlinda dhe Xiki Bajrami, të cilat kanë bërë bujë me coverat e tyre të këngëve të famshme, duke pasur sukses në rrjetet sociale, e sidomos në Tiktok, ku videot e tyre kanë qindra mijëra klikime.
Majlinda, tanimë me profesion mësuese, ishte e para që filloi të mirrej me muzikë, duke qënë edhe pjesë e “The Voice of Albania”, një garë kjo në të cilën arriti deri në gjysmëfinale.
Edhe pse kanë kaluar rreth 8-të vite që nga paraqitja e saj, fokusi është kthyer tek muzika tani së bashku me të motrën. Edhe pse përpos rrjeteve sociale, ende nuk kanë performuar së bashku, Majlinda është pjesë e mbrëmjeve argëtuese.
E Xiki, në anën tjetër shumë shpejt pritet që të lansojë projektin e saj të parë si solo artiste. Ajo ka bërë të ditur se këngën që shumë shpejt do të mund ta dëgjojnë publiku, e ka punuar së bashku me vëllain e saj.