Aksident i rëndë në Prishtinë, dy vajza goditen nga një veturë

Rreth orës 22:00 një veturë ka goditur dy këmbësore në Prishtinë. Ndihma e shpejtë dhe Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes

Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte (të martën) në orët e vona në Prishtinë, ku dy vajza janë goditur nga një veturë, ndërsa ngasësi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

”Rreth orës 22:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë  një veturë dhe dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me  rrethanat e këtij aksidenti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika