Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të mërkurën e 29 qershorit do ta vizitojë Serbinë.
Në vizitën e tij zyrtare dyditore, Abazoviq do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Pos tij, Abazoviq do të takohet edhe me kryeministren Ana Bërnabiq dhe kryeparlamentarin Ivica Daçiq.
Kryeministri malazez do të pritet nga homologia e tij Ana Bërnabiq, me ceremoni zyrtare para Pallatit të Serbisë, e më pas do të ketë një takim dypalësh mes dy kryeministrave, shkruan Tanjug.
Vizita e presidentit të Malit të Zi në Beograd ishte paralajmëruar në Ohër, ku Abazoviq kishte marrë pjesë si vëzhgues në Samitin e iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”.
Së fundmi, Abazoviq i shoqëruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishin vizituar Ukrainën.
Ai, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, kishte thënë se janë dëshmitarë të shkatërrimit të shkaktuar nga lufta që po zhvillohet atje.
Për këtë vizitë, dy kryeministrat shqiptarë kanë marrë ftesë nga vetë presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.