Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur ngushëllim për komunitetin artistik për ndarjen nga jeta të njërës prej balerinave të gjeneratës së parë të Kosovës.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin se u nda nga jeta Esma Mulla, njëra prej balerinave të gjeneratës së parë të Kosovës”
“Mulla ka qenë pjesë e Baletit në Kosovë qysh prej themelimit ndërsa me performancat e saj, ka shënuar kthesë jetike jo vetëm për baletin, por për vrullin teatror dhe rritjen e vlerave kulturore në Kosovë” thuhet në postimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ajo ka qenë e njohur për një mori rolesh dhe shfaqjesh si “Legjenda mbi ngadhënjimin“,“Vallja pranverore“, “Bolero dhe Shtrausiana“.
“Sot humbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për artin e vallëzimit dhe teatrit në veçanti, por edhe për kulturën e vendit tonë në përgjithësi” shkruhet në postimin e Ministrisë.