Artisti R&B, 55 vjeçar R. Kelly, u dënua shtatorin e viti të kaluar në New York, për krime të shantazhit dhe të abuzimit seksual duke përdorur statusin e tij të famshëm.
Ai ishte përballur me vite të tëra me akuza, dhe gjatë gjyqit të mbajtur të mërkurën, gjykatësi i tha se ai kishte një “indiferencë ndaj vuajtjes njerëzore”.
Prokurorët i kishin kërkuar gjykatësit të dënonte Kelly, 55 vjeç, me më shumë se 25 vjet burg, ndërsa avokatët e tij mbrojtës kërkuan 10 ose më pak, duke thënë se kërkesa e prokurorëve ishte “e barabartë me një burgim të përjetshëm”, njofton BBC.
Ndërkaq, gjatë gjykimit të mbijetuarit nga abuzimi i artistit, u mbajtën për dorë dhe u lutën, ndërsa gjyqtarja ë Gjykatës së Qarkut të SHBA-së, Ann Donnelly filloi të lexonte dënimin e tij.
“Ti ke lënë pas, jetë të thyera,” i tha Donnelly.
Gjyqtarja tha se ajo mori parasysh fëmijërinë traummatike të Kelly-t, pasi avokatët e tij thanë se ai ishte abuzuar seksualisht në fëmijëri nga një anëtar i familjes, dhe një person tjetër.
“Kjo mund të shpjegojë, të paktën pjesërisht, atë që çoi në sjelljen tuaj,” tha gjyqtari. “Kjo me siguri nuk është një justifikim,” shtoi ajo.
Avokati i Kelly-t, Jennifer Bonjean, tha se ai nuk do t’i drejtohej gjykatës, duke treguar çështjen tjetër penale me të cilën përballet Kelly, por tha përpara se të lexohej dënimi se klienti i saj “refuzon që ai është ky përbindësh”.
“Ai pranon se është një individ me të meta,” tha Bonjean, “por ai nuk është ky përbindësh si e ka portretizuar qeveria dhe media”, vazhdoi Bonjean.
Kelly nuk pranoi se të fliste gjatë këtij gjyqi.
Kelly po mbahet në një institucion federal paraburgimi në Brooklyn dhe pritet të kthehet në Çikago, ku ai përballet me një tjetër gjyq federal në gusht për pornografinë e fëmijëve dhe akuzat për pengim.