Deliu-Muratit: Sa kushton çmimi i lirisë në Kosovë?

Deputetja e PDK-së, Deliu i është drejtuar ministrit Murati duke i thënë "Sa kushton çmimi i lirisë në Kosovë", sepse sipas saj në vitin 2016, Murati kishte krahasuar luftëtarët e lirisë me mercenarë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, i është drejtuar ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke u thënë “Sa kushton çmimi i lirisë në Kosovë”?

Sipas Deliut, mospërfshirja e veteranëve në ligjin për pagë minimale, tregon një mospërfillje nga ana e Ministrit të Financave, Murati.

“Në vitin 2016, statusi i Hekuran Muratit është një shpërfillje, një arrogancë, që luftëtarët e lirisë i krahason me mercenarët”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se tashmë është e kuptueshme pse Qeveria ka përjashtuar veteranët nga ky projektligj.

Sipas Deliut, Qeveria është spektatore, siç thotë ajo, i vështron shqetësimet e qytetarëve, e tregohet mospërfillëse, duke drejtuar gishtin te opozita.

Ajo ka përfunduar duke thënë se “Qeveria po vazhdon të krekoset se ka rritur performancën”, ndërsa sipas saj, ka vetëm rritje enorme të çmimeve dhe jo rritje të performancës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika