Kurti-Opozitës: Fëmijë dhe lehona ka pasur edhe para qeverisjes sonë, pse nuk i keni parë?

Kryeministri Kurti i është drejtuar opozitës duke thënë se është dashur që fjalimi të dëgjohet me vëmendje pasi është potencuar me shifra se si janë ndihmuar kategoritë e ndryshme shoqërore. Sipas tij, propozimi i opozitës për kalimin e krizës ekonomike, '3+3' është mungesë e idesë dhe vizionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e së enjtes, ka numëruar të arriturat e Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë “Për më pak se 1/3 mandatit tonë, unë po numëroj me shifra se si kemi ndihmuar kategoritë e ndryshme shoqërore dhe kemi kontribuuar në mbijetesën e qytetarëve tonë”.

Ai ka ofruar një mori shifrash se si ka ndihmuar qytetarët, duke ironizuar opozitën për propozimin e tyre duke iu thënë ” propozimi që ka ardhur para nesh, ka vetëm një numër të përsëritur dy herë, 3+3″

Sipas tij, kjo tregon që opozita e ka të huaj planifikimin dhe vizionin.

“Populli nuk jeton vetëm gjashtë muaj, as tre muaj, shumë shtete që kanë bërë këtë, janë penduar kur ka kaluar ky afat”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, propozimi i opozitës, 3+3 është mungesë e idesë.

Sipas Kurtit, lehonat nuk janë shfaqur kur ka ardhur Kurti në pushtet, ato kanë qenë edhe në qeverisjet e kaluara.

“Lehona ka pasur edhe para ardhjes së Kurtit në pushtet, pse nuk keni pasur shtesa për lehonat dhe fëmijët?”, ka pyetur Kurti.

“Qeveria me persiatje nuk shkon. Persiatjet mbani për vete”, ka përfunduar Kurti për propozimin e opozitës për tejkalimin e krizës ekonomike në vend.

E për këtë ka reaguar, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë “Zgjidhjet e lehta janë të domsdoshme”, duke thënë se Kurti po e komplikon këtë çështje.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të kosovës, Lumir Abdixhiku

Sipas tij, të gjitha vendet e BE-së kanë bërë 3+3, sepse zgjatja e krizës ekonomike nuk dihet, siç thotë ai, nuk parashikohet.

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së

Ndërsa, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur më shumë kërkesa të qytetarëve për viza pune sesa në kohën e qeverisjes së kryeministrit Kurti.

Sipas tij, nuk ka perspektivë për vende pune në Kosovë gjatë qeverisjes Kurti.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika