Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ka njoftuar se do të mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2022 të Forcave të Sigurisë së Kosovës(FSK).
Ministria e Mbrojtjes, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në kazermën ”Adem Jashari’’ në Prishtinë, të premten më 1 korrik 2022, duke filluar nga ora 09:30, do të mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes së Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”.
‘’Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë autoritetet e larta shtetërore si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë’’, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
Gjithashtu, ministria fton mediat të marrin pjesë për përcjelljen e aktiviteteve të organizuara me këtë rast.