Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka bërë të ditur se SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s janë të gatshëm ta mbështesin Ukrainën “për aq kohë sa të duhet”, derisa ajo të përballet me ofensivën e Moskës.
“Ne do të qëndrojmë me Ukrainën dhe e gjithë aleanca [NATO] do të qëndrojë me Ukrainën, për aq kohë sa duhet për t’u siguruar që ato të mos mposhten nga Rusia,” u tha Biden gazetarëve në samitin e NATO-s, shkruan Aljazeera.
“Ukraina i ka dhënë tashmë një goditje të rëndë Rusisë”, shtoi ai.
Biden gjithashtu tha se Washingtoni do të shpallë një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 800 milionë dollarë në ditët në vijim.