“A e shohim dialogun me Serbinë në interes të Kosovës?”

Visar Ymerin ka thënë se politika e jashtme e Kosovës duhet të fokusohet në interesat shtetërore, dhe avancimi i tyre kurrsesi mos të lëshohet në kritika ndaj Bashkimit Evropian(BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA)

Anlisti, Visar Ymeri

Analisti Visar Ymeri në emisionin “Debat Plus”, ka folur për politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, ku ka thënë se institucionet e vendit duhet që të kenë një strategji, dhe t’i eliminojnë mendësitë se a ka padrejtësi ndaj Kosovës.

Sipas tij, është më mirë që të bazohen në fakte sepse tani, “Shtetet perëndimore, Serbinë nuk e shikojnë në të njëjtën mënyrë, siç e kanë shikuar gjatë viteve 90-99”.

Tutje, ai ka thënë se është shumë e vërtetë se nganjëherë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeneçësinë e Serbisë e shikojnë më zemërbutësi për shkak të insistimeve të tyre nga ky shtet.

Toleranca e ShBA-së dhe BE-së ndaj Serbisë për Visar Ymerin është padrejtësi. Sipas tij, politika e jashtme Kosovës duhet ta njehë këtë si fakt dhe “cila do të jetë strategjia e saj ndaj kësaj qasje, kur e dimë se ne nuk duhet t’i kritikojmë SHBA-në dhe BE-në dhe as nuk kemi mundësi”.

“Përgjegjësia e Kosovës është se çfarë të bëjmë në këtë situatë të re, dhe nuk është të konstatohet se cila është lidhja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova duhet që këtë ta përdorë vetëm për t’i avancuar interesat e saj dhe jo që ta kritikojë perëndimin.

“A e shohim dialogun me Serbinë në interes të Kosovës? Nëse po, çfarë dialogu e shohim? Ai ka thënë nëse e definojmë që po, si kemi arritur këtu?”, ka pyetur ai.

Për Ymrin, këto pyetje janë shumë të rëndësishme që të diskutohen në Kuvendin Republikës së Kosovës, Qeveri dhe në të gjitha institucionet e vendit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika