Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se Kosova do t’i përfitojë 236.7 milionë dollarë, për sektorin e energjisë.
Kjo për faktin se Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), e kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës, i cili do të jetë një nga investimet më të mëdha në sektorin e energjisë.
“Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gurthemel që mundëson tranzicionin tonë energjetik”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.
Albin Kurti, ka njoftuar se Korporata e Mijëvjeçarit (MCC) ka aprovuar marrëveshjen e kompaktit për Kosovën në vlerë prej 236, 7 milionë dollarësh.
Kurti ka thënë se ky do të jetë investimi më i madh energjetik që ka ndodhur në Kosovë deri më sot.
Grateful for @MCCgov Board decision to approve the $236.7M Compact agreement. This is the largest energy investment in 🇽🇰 to date. It will help lay the foundation for our just energy transition. Special thanks to both our teams for the great work. Friends. Partners. Allies. 🇽🇰🇺🇸
— Albin Kurti (@albinkurti) July 1, 2022