Deputetët shqyrtojnë kodin civil para pushimeve, qeveria e bindur se kalon

Draft kodi-civil do tu shkojë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për votim para se ata të shkojnë në pushime të verës. Nga Qeveria janë të bindur se kësaj radhe do t’ia dalin ta kalojnë këtë nismë, edhe pse 14 deputetë të mazhorancës në përpjekjen e parë votuan kundër. Ky dokument nuk ka pësuar ndryshime, përfshirë pikën që shkaktoi debat, asaj që lejon Bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta

“Ky kod-civil në formën si ka ardhur nuk votohet në Kuvendin e Kosovës”

Një herë dështuan ta votojnë.

Mirëpo, draft kodi-civil përsëri do tu shkojë deputetëve të Kuvendit për votim me përmbajtje të njëjtë.

“Besojmë fuqishëm që ky dokument, draft-kodi civil do të kaloj në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sepse askush nuk mund të mbivendosë dhe të vendosë për realizimin e të drejtave të dikujt tjetër… Nuk ka ndonjë ndryshim, po flasim gjithmonë për nenin e veçantë të politikës së avancuar sa i përket të drejtave të komunitetit LGBT”, ka thënë Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë

Nazlie Bala, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë, thotë se votimi do të ndodhë para se të zgjedhurit e popullit të shkojnë në pushime verore.

“Këtë informacion e kemi nga Zyra e Kryeministrit, por që ne duhet të përfillim procedurat e brendshme për dokumentin i cili duhet t’i zbatojë dhe respektojë ato procedura, në mënyrë që të jetë në kohën e duhur para pushimeve të gushtit, apo para pushimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”,ka shtuar Bala

Nazlie Bala

Bala thekson se i kanë bindur bashkëpartiakët e Vetëvendosjes që ta votojnë kodin-civil.

Mirëpo, edhe nëse votohet, Marigona Shabiu nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, thotë se përmes Avokatit të Popullit do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Për shkak që është diskriminues për një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës. E drejta në martesë, e drejta në privatësi, e drejta për të krijuar familje, pra e drejta për jetë familjare u garantohet të gjithë qytetarëve pa dallim me Kushtetutën e Kosovës… Për këtë arsye ne besojmë shumë që Gjykata Kushtetuese do ta shpallë gjithë Kodin Civil si diskriminues në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor”,ka thënë Marigona Shabiu nga kjo organizat

Marigona Shabiu

Për këtë çështje, në maj të këtij viti, institucioni i Avokatit të Popullit kishte lëshuar një opinion Ex officio.

Në të, thuhet se Kushtetuta e Republikës së Kosovës i jep të drejtë secilit person që të martohet dhe të krijoj familje në pajtim me ligjin.

Në votimin e parë për kodin civil, 28 vota kishin votuar për, 28 kundër, katër të tjerë kishin abstenuar, kurse 16 nuk kishin marrë pjesë fare në votim.

Mes atyre që votuan kundër, ishin 14 deputetë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Debat mes deputetëve ka shkaktuar kjo pikë, që lejon Bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika