Flamuri shqiptar është ngritur në krye të podiumit të lojërave mesdhetare Oran 2022, të cilat po mbahen në Algjeri.
Atletja, Luiza Gega triumfoi duke rrëmbyer medaljen e artë në garën e tre mijë metrave me pengesa, duke e dominuar atë në total.
Gega realizoi një tjetër paraqitje fenomenale teksa vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës.
Kjo është medalje e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare, asaj të “Tarragona 2018”, me atleten kuqezi që po kalon një formë të jashtëzakonshme.
Gjithashtu, të premten ka shkëlqyer edhe atleti Franko Burraj, i cili u kualifikua në finalen e 400 metrave. Burraj, vendosi rekord kombëtar në këtë disiplinë me kohën 46:2.
Kryetari i Bashkësisë së Tiranës, ka reaguar për fitoren e saj, duke thënë se kjo është një arritje e madhe dhe rekord i ri.
“Një arritje e jashtëzakonshme për atleten , e cila vendosi edhe rekord të ri kombëtar në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” në garën e 3000 metra, e me pengesa”, ka shkruar Veliaj, në rrjetin social Facebook.
Me të artën e Luiza Gegës, tani Shqipëria ka dy medalje të arta dhe një bronzet.