Osmani: Atë që kanë bërë Shtetet e Bashkuara për vendin tonë shkon përtej çdo partneriteti që ka njohur ndonjëherë bota

Shetet e Bashkuara të Amerikës, të hënën e 4 korrikut festojnë përvjetorin e 246. Ndërsa të premten e 1 korrikut është mbajtur një organizim për nder të kësaj date, ku ishte e pranishme edhe Presidentja, Vjosa Osmani e cila ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Të premten e 1 korrikut, Presidentja e vendit, Kryeministri dhe figura publike në vendin tonë kanë festuar përvjetorin e 246, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me miq të shumtë nga SHBA-të.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar në lidhje me këtë ngjarje dhe ka ndarë disa pamje nga momentet që kanë kaluar në këtë festë.

“Mbrëmë, në një atmosferë të jashtëzakonshme, mes miqsh të shumtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e nga Kosova, festuam festën e pavarësisë së SHBA-ve”, ka shkruar ajo.

Presidentja, Vjosa Osmani, Ambasadori amerikanë, Jeff Hovenier dhe Kryeministri, Albin Kurti

Më tej ajo është shprehur tejet mirënjohëse për mbështjetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj shtetit tonë.

“Atë që kanë bërë Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan për vendin tonë, për lirinë tonë, për të drejtën tonë për të ekzistuar dhe për çdo qytetar që e quan Kosovën shtëpi të vet, shkon përtej çdo partneriteti që ka njohur ndonjëherë bota”, ka shkruar Osmani.

Pamje nga festa

Ndërkaq, duke festuar për 4 korrikun ajo ka thënë që në këtë ditë kujtojmë të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e miqësisë sonë të përjetshme.

“Më 4 Korrik, festojmë krahas popullit amerikan dhe kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara. Në këtë ditë, kujtojmë edhe të gjithë ata që nëpër dekada kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e miqësisë sonë të përjetshme”, përfundon e para e vendit.

Pamje nga festa

Ndërkaq, 4 korriku është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarre, parada, koncerte dhe piknikë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika