Përfaqësuesja e Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, ka fituar deri më tani gjashtë medalje.
Garuesit kanë rrëmbyer, gjithsej, tri medalje të arta dhe tri të bronzta.
Komuniteti Olimpik i Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se Kosova renditet në vendin e 11-të në Lojrat Mesdhetare “Oran 2022”.
Me më së shumti medalje të fituara në këtë gara është Turqia, me 32 të arta, 15 të argjendta dhe 21 të bronzta.
Ekipet kosovare janë nisur për në Lojërat Mesdhetare Oran 2022