“Ylberi i Prishtinës”, në 20 vjetorin e tij ka mbledhur vallëtarë nga 7 vende të ndryshme

Shënohen dy dekada që nga themelimi i festivalit ndërkombëtar të fëmijëve, "Ylberi i Prishtinës", organizim ky që ndër vite ka sjellur në Kosovë grupe kulturore nga vende të ndryshme. Ndërsa këtë vit pikërisht për nder të 20 vjetorit, festivali ka mbledhur në kryeqytet 20 qendra kulturore të fëmijëve

Festivali "Ylberi i Prishtinës"

Festivali ndërkombëtar i valleve “Ylberi i Prishtinës”, ka filluar të premten e 1 korrikut për të vazhduar edhe sonte me 2 korrik në natën e fundit.

Ky festival ka mbledhur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, 20 Qendra Kulturore të Fëmijëve nga 7 vende të ndryshme të rajonit.

Festivali “Ylberi i Prishtinës”

“Ylberi i Prishtinës”, po shënon 20 vjetorin e themelimit të tij, ndërsa drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Drita Rudi, në një intervist për Portalin Dukagjini ka thënë se festivali i këtij viti është më ndryshe.

Drita Rudi, drejtoreshë- QKF, Prishtinë

“Është edicioni i 20, dhe rrugëtimi ynë vërtetë ishte shumë i gjatë duke pasur parasysh që dy vitet e mëparmshme kemi pasur online ndërsa këtë vit i kemi këtu pjesëmarrësit dhe është kënaqësi që sheh një ylber pak më ndryshe se vitet e kaluara”, është shprehur drejtoresha.

Më tej ajo shton që pjesëmarrja në këtë festival është një sfidë për Qendrat Kulturore të Fëmijëve pasi që ka shumë shtete garuese teksa flet edhe për risitë e këtij festivali.

“Risi gjithmonë ka ,duke marrë pjesë performanca nga shumë shtete duke qenë garues me juri profesionale para vetes, është një sfidë e madhe për ta por edhe një kënaqësi për të gjithë ata që marrin pjesë në festivalin tonë”, ka thënë Rudi.

Ndërsa udhëheqësi i ansamblit “Shqipet e Dreniës”, Gentrit Mulaku, është shprehur i lumtur për pjesëmarrjen në këtë festival pasi që është hera e parë që marrin pjesë si grup në një festival ndërkombëtar.

Gentrit Mulaku, udhëheqës i ansamblit “Shqipet e Drenicës”

“Për ne si grup është hera e parë që marrim pjesë në këtë festival, pasi që është një festival ndërkombëtar, por që në festivale kombëtare nuk kemi munguar asnjëherë, ndërsa tek fëmijët po shoh një gëzim të veçantë, po kanë emocione kur po shohin që grupi ynë do të jetë në garë me grupe nga vendet e tjera si Rumania, Turqia, Maqdonia, Mali i Zi e shumë shtete të tjera”, ka shtuar Mulaku.

Teksa përfaqësuesi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, “Minatori’, ka thënë që këtë festival madhështor ka 20-të vite që e përcjell dhe është pjesëmarrës.

Skender Thaqi, AKV-“Minatori”

“Po zhvillohet edicioni  i 20-të i festivalit  “Ylberi i Prishtinës”, unë kam nderin dhe kënaqësinë që për 20-të vite jam pjesë e këtij festivali, jam shumë i lumtur që për 20-të vite po përcjell këtë festival kaq madhështor dhe kaq të bukur, ky festival po kthehet fuqishëm në 20-të vjetorin e tij, duke marrë pas vetes më shumë mbështetje të cilat sot e kanë nderuar Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj”, ka shtuar ai.

Ndër të tjera ai ka thënë që rruga më e mirë lidhëse në mes të vendeve janë fëmijët.

“Dihet shumë mirë se ata që ndërtojnë urat e së ardhmes janë fëmijët, por mund të them që ky festival e ka bërë identitetin e vet në 20-të vjetorin e tij dhe mund të them që Prishtinës i duhet një festival i tillë” ka theksuar udhëheqësi i grupit “Minatori”.

Pjesë e këtij festivali është edhe komuniteti turk që jeton në Kosovë, ndërsa koreografja e grupit  “Gerçek”, Dilara Ismaili, ka thënë për Portalin Dukagjini se është shumë e lumtur që është pjesë e këtij festivali.

Dilara Ismaili, Shoqata “Gerçek”

“Unë kam qenë vallëtare në shoqatën “Gerçek”, dhe kam marrë pjesë në festivalin “Ylberi i Prishtinës, dhe jam shumë e gëzuar që çdo vit na ftojnë”.

“Po më pëlqen fakti që kemi edhe komuntete të tjera këtu, ne në përgjithësi e përfaqësojm komunitetin turk por edhe komuntetin shqiptarë në vendet e tjera të botës kështu që, jam shumë e gëzuar që jemi pjesë e këtij festivali”, ka thënë Ismaili.

Festivali “Ylberi i Prishtinës”, organizohet për 20-të vite me radhë dhe ka mbledhur vallëtarë nga shumë shtete të rajonit, kështu duke bashkëpunuar dhe prezantuar kulturat e secilit vend përmes performancës së fëmijëve me valle popullore.

Festivali “Ylberi i Prishtinës”

Festivali është organizuar nën patronatin e komunës së Prishtinës, dhe është realizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve e drejtuar nga Drita Rudi, dhe drejtori artistik i festivalit Nazmi Gashi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika