Bad News Eagles, ka fituar ndeshjen ndaj ekipit çek SINNERS, dhe siguron finalen në turneun e CS:GO “Elisa Invitational Spring 2022”.
Ekipi nga Kosova, Bad News Eagle është një ndeshje larg për t’u shpallur fitues i turneut Elisa Invitational si dhe për të siguruar pjesëmarrjen në turneun i cili do të mbahet LAN në qytetin Espoo të Finlandës.
Ndeshja gjysmëfinale e Bad News Eagles ndaj SINNERS përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me map-a.
Mapin e parë e fituan me rezultat 16-13, ndërsa në mapin e dytë rezultati ishte më i ngushtë, 16-14.
Lojtari më i vlefshëm i ndeshjes u shpall snajperisiti i ekipit kosovar Genc ‘gxx-‘ Kolgeci, me vlerësimin 1.38 nga HLTV.
Ndeshjen finale, Bad News Eagles do ta zhvillojnë sot (e shtunë), duke filluar nga ora 20:00 ndaj ekipit francez HEET.
Fituesi i kësaj ndeshje do të fitoj çmimin prej 50 mijë dollarësh, si dhe një vend në turneun LAN që do të mbahet në Espoo të Finlandës.
We win vs @SINNERS_Esports 2-0 , they gave us a tought battle but at the end we came victorious. Final vs @heet_gaming at 20:00 CEST. Join us and support us in achieving victory in this final , we need all the help we can get. Lets gooooo bNE. 💪🦅 pic.twitter.com/Au9wY38VmD
— stikle- (@stiklecs) July 2, 2022
Bad News Eagles kishin humbur mundësinë për të fituar çmimin e madh në turneun “REPUBLEAGUE”, pasi u mposhtën nga ekipi “Fnatic” me rezultat të përgjithshëm 2-0, me mapa.
Ndeshja filloi me mapin ‘Nuke’, i zgjedhur nga ekipi “Bad News Eagles”, pjesë në të cilën ekipi kosovar tregoi rezultat të mirë mirëpo nuk arritën ta vazhdojnë deri në fund, për të humbur me rezultat 16-8.