Ukraina ka thënë se forcat e saj janë duke u përballur me granatime intensive ruse në qytetin lindor të Lysychansk, por mohon pretendimet se janë të rrethuar.
Është qyteti i fundit i mbajtur nga Ukraina në Luhansk, pjesë e rajonit industrial të Donbasit.
“Ne mezi kemi kohë për të shuar zjarret e mëdha në Lysychansk,” ka thënë guvernatori i Luhansk, Serhiy Haidai, raporton BBC.
Shpërthimet kanë filluar një ditë pasi rusët vranë më shumë se 20 njerëz në një sulm me raketa në një bllok banesash pranë Odesës.
Ndërsa burimet ruse kanë postuar në Twitter një video të flamurit sovjetik që supozohet se është vendosur në një memorial të luftës në Lysychansk, por kjo nuk është verifikuar.
Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se forcat ruse “vazhdojnë të arrijnë përparime të vogla rreth Lysychansk, me sulme ajrore dhe artilerie”.
Ai gjithashtu akuzon Rusinë për përdorimin e raketave kundër anijeve të epokës sovjetike Raketat ishin “me gjasa” ato që vranë shumë civilë në Kremenchuk dhe Odesa, ka thënë ministria.
Slovyansk, një qytet i madh i Donbasit i mbajtur nga forcat ukrainase, gjithashtu është granatuar sërish nga rusët. Kryebashkiaku i saj Vadym Lyakh ka thënë se municionet thërrmuese të ndaluara ruse vranë katër njerëz atje – një tjetër pretendim që BBC nuk ishte në gjendje të verifikonte.