Aksidente të shpeshta me trotinetë elektrikë, kërkohet ndërhyrje

Megjithëse e kanë lehtësuar transportin rrugor, trotinetët elektrikë kanë shënuar një rritje të aksidenteve të cilat sipas mjekëve, janë cilësuar si "të rënda"

Trotinetët elektrikë

Trotinetët elektrikë çdo ditë e më shumë po e zëvendësojnë transportin rrugor, e po ashtu ecjen në këmbë. Praktik e miqësor me ambientin po, por edhe të rrezikshëm për ata që i drejtojnë. Kështu të paktën thonë mjekë të Klinikës Emergjente në QKUK.

“Ka pasur lëndime bukur të rënda në kokë dhe pas ekzaminimeve tomografike të kokës pacienti është dërguar në shërim të mëtejmë në parametra vitale stabile në Klinikën e Neurokirurgjisë”, ka deklaruar për RTV Dukagjini mjeku kujdestar, Avdush Bajgora.

Lëndime edhe më të rënda janë regjistruar dje, sipas mjekut tjetër kujdestar, Lavdrim Agushit.

Sipas tij një 19-vjeçar e ka thyer kafkën dhe ka pësuar lëndime të tjera serioze, një 7-vjeçare është goditur nga një makinë teksa po lëvizte me trotinetin e saj, një 21-vjeçare ka pësuar lëndime të shumta të ekstremiteteve, derisa një 4-vjeçar e ka shqyer veshin si rezultat i rrëzimit nga trotineti.  Këto janë të dhëna të cilat Agushi i ka bërë të ditura në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.

Përpos drejtuesve të trotinetëve elektrikë, të rrezikuar po ndjehen edhe qytetarët që lëvizin në këmbë.

“Është shumë pengesë e madhe për kalimtarët edhe për vetë ata që i ngasin. Unë kisha thanë këto me i ndalu sidomos këta që janë në shesh”, ka thënë për RTV Dukagjini qytetari Agim Shala.

I rrezikuar ndjehet edhe Arsim Selamani, i cili thotë se atyre që lëvizin me këto mjete duhet t’u sigurohen shtigje të veçanta.

“Nuk është  e dobishme ata me dalë me trotineta këtu kur ka fëmijë ka njerëz që dalin me shëtitë. Ata me trotineta po dalin e po hyjnë këtu në mesin e qytetarëve duke i rrezikuar ata”, deklaron Selmani.

Mënyrën e qarkullimit të këtyre mjeteve pritet ta qartësojë një rregullore e re që së shpejti do të nxirret për diskutim publik nga Komuna e Prishtinës. Përpos parkingjeve e zonave për lëvizje, rregulloja do të kufizojë shpejtësinë e lëvizjes deri në 25 Km/h. Krahas rregullores, lëvizja me trotinet së shpejti pritet të rregullohet me ligj të veçantë.

“Akoma nuk kemi ligj që rregullon përdorimin e trotinetëve elektrik por Komisioni për Mjedis bashkë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit po punon në plotësim ndryshimin e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor. Grupi punues e ka draftuar një nen të veçantë që rregullon përdorimin e trotinetëve. Shumë shpejt projektligji do të dërgohet në seancë”, ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook”, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Në Prishtinë, nuk lejohet që personat nën moshën 15-vjeçare të përdorin trotinetin elektrik.

Ndërkaq çmimet për një trotinetë të tillë sillen nga 250 deri në600 euro.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika