Rritje e infektimeve me COVID-19, 798 raste të reja brenda javës

Si shkak i një rritjeje të dukshme të rasteve, pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë kishte bërë apel ndaj qytetarëve të Kosovës për vaksinim kundër COVID-19

Qendra e COVID-19 në Prishtinë

Brenda javës, rastet me COVID-19 kanë shënuar një rritje në Kosovë, duke arritur 798 raste të reja brenda javës.

Përgjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 205 raste pozitive nga 736 testime në total.

Aktualisht numri i rasteve aktive me këtë virus është 897.

Si shkak i kësaj rritjeje të dukshme, pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë kishte bërë apel ndaj qytetarëve të Kosovës për vaksinim kundër COVID-19.

“Vendet e rajonit, por dhe vendi ynë po shënojnë ditëve të fundit rritje të rasteve të COVID-19. Mënyra më e lehtë dhe më praktike për të ulur rrezikun dhe për t’u mbrojtur nga COVID-19 mbetet vaksinimi, krahas respektimit të masave të tjera parandaluese”, thuhej në njoftimin e MSh-së.

Statistikat e MSH-së përgjatë të shtunës së 2 korrikut

Ndër të tjera, MSH-ja së fundmi ka aprovuar edhe dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grupmoshën 12 + , për personat të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.

Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës.

Në raportin e fundit të MSH-së thuhet se, janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë administruar 1.830.686 doza të vaksinës anitCOVID-19.

Rritja e rasteve është bërë më se e dukshme në Shqipëri, ku gjatë ditës së shtunë, numri i rasteve kishte arritu deri në 671 brenda ditës.

671 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika