Flet avokati i ish-gjeneralit Lushtaku: Ai është liruar, nuk ekziston ndonjë dyshim i arsyeshëm

Pas konfirmimit të prezencës së tij në stacionin policor, avokati i ish-gjeneralit Lushtaku ka thënë se ky i fundit është liruar në procedurë të rregullt

Nuredin Lushtaku

Avokati i Nuredin Lushtakut, Artan Qerkini, e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini se klienti i tij, ish-gjenerali Lushtaku, është liruar nga stacioni policor pas intervistimit për dyshimet se mund të ishte i përfshirë në plagosjen të dy policëve të Kosovës.

Ish-komandanti i gardës ceremoniale të TMK-së, dyshohej se ishte përfshirë në plagosjen e dy zyrtarëve policorë në mëngjesin e së dielës. Mirëpo, lidhur me këtë, ai ka thënë për Portalin Dukagjini se nuk do të japë deklaratë deri në përfundimin e hetimeve nga Policia e Kosovës.

Portali Dukagjini ka arritur të kontaktojë me avokatin e ish-gjeneralit Lushtaku, i cili ka thënë se ky i fundit është liruar në mungesë të dyshimeve të arsyeshme.

“E kam vizituar zotin Lushtaku, ai është liruar me procedurë të rregullt, meqenëse nuk ekziston ndonjë dyshim i arsyeshëm që ai ka përdorur armë gjatë incidentit në fjalë”, ka thënë ai, gjersa ka theksuar se policia do t’i zhvillojë hetimet.

Mëngjesin e së dielës, Lushtaku e ka konfirmuar prezencën e tij në stacionin policor për Portalin Dukagjini.

I pyetur nëse ka të tjerë të arrestuar në lidhje me incidentin, Qerkini ka thënë se ai përfaqëson vetëm klientin e tij dhe askënd tjetër.

“Nuk e di për të tjerët, nuk mund të flas për të tjerët, sepse unë mund ta përfaqësoj vetëm një të dyshuar, në këtë rast zotin Nuredin Lushtaku, për të tjerët nuk kam informacion”, ka thënë ai.

Flet për RTV Dukagjini, Ish-gjenerali Lushtaku, për dyshimet lidhur me plagosjen e dy policëve

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj dy pjesëtarëve të saj, duke kërkuar nga organet e drejtësisë që të veprojnë sipas ligjit, dhe njëherësh ka thënë se situatën e krijuar është duke e përcjellë me vëmendje.

“Zyrtarëve policorë, të cilët gjenden në trajtim mjekësor u dëshirojmë shërim të shpejtë!”, ka thënë Sindikata e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika