Për të pestin vit radhazi Finlanda është shpallur shteti më i lumtur në botë.
Sipas një sondazhi global për “World Happiness Report” nga Kombet e Bashkuara, doli se Finlanda kishte popullsinë më të lumtur në botë.
Në vitin 2021, 9 milionë njerëz u anketuan për sondazhin afatgjatë.
Finlanda u rendit shumë mbi vendet e tjera, në top 10, duke përfshirë Danimarkën, Islandën, Zvicrën dhe Holandën.
“Të dhënat e konsideruara në “World Happiness Report” ofrojnë një pamje të mënyrës sesi njerëzit në mbarë botën vlerësojnë lumturinë e tyre dhe disa nga njohuritë më të fundit nga shkenca e mirëqenies,” thotë Lara Aknin, një nga bashkautorët e raportit.
“Ky informacion është jashtëzakonisht i fuqishëm për të kuptuar gjendjen njerëzore, dhe se si të ndihmohen njerëzit, komunitetet dhe vendet të punojnë drejt një jete më të lumtur.”
Një vlerësim i botës natyrore, sigurisë dhe besimit janë disa nga arsyet që njerëzit besojnë se finlandezët janë kaq të kënaqur.
Por, si mund të përjetojnë vizitorët një pjesë të asaj lumturie për veten e tyre?
Është e lehtë të dalësh në natyrë në Finlandë
Rreth 75 për qind e Finlandës është e mbuluar nga pyjet, që do të thotë se natyra luan një rol të madh në stilin e jetës së njerëzve të saj.
Vendi ka shumë parqe kombëtare dhe, nga qendra e Helsinkit, ju mund të jeni në njërën nga ato, në më pak se 30 minuta. Pyjet vijnë, gjithashtu, në të gjitha format dhe madhësitë, nga pyjet e harlisura në jug deri te peizazhet e Arktikut në veri.
Koncepti ligjor i ‘Everyman’s Right’ nënkupton, se të gjithë, madje edhe vizitorët, kanë të drejtë të gëzojnë fshatin finlandez, pavarësisht nga pronësia e tokës.
Kur ngrohet në verë, moti është i përsosur për kamping dhe çiklizëm.
Finlanda ka një rrjet të gjerë rrugësh të mirëmbajtura, të përsosura për të bërë një turne me biçikletë. Është, gjithashtu, pak e populluar, që do të thotë se ka pak trafik.
Merre me qira një biçikletë në një nga shumë dyqanet përgjatë rrugëve të njohura, dhe shiko për shërbimet e autorizuara nga partnerët e Parks and Wildlife Finland, për të gjetur kompani të përkushtuara ndaj parimeve të turizmit të qëndrueshëm.
Në dimër, ju mund të bëni ski për të shijuar peizazhet me dëborë. Finlanda është një vend, kryesisht, i sheshtë, por janë, pothuajse, njëqind vendpushime për t’u vizituar, kryesisht në Lapland.
Studime të ndryshme kanë treguar se të kalosh, të paktën, dy orë në javë në natyrë, është e dobishme për shëndetin dhe mirëqenien .
Të kalosh vetëm 15 minuta mes pemëve, mund të fillojë të zvogëlojë ndjenjat e stresit.
Pra, nëse doni të përjetoni disa nga ato që e bëjnë Finlandën vendin më të lumtur në botë, atëherë bëni një shëtitje në anën e egër në këtë komb nordik.
Si të çlodhesh në një nga tre milionë saunat e Finlandës
Kultura e saunës së Finlandës është shtuar në listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit. Është, gjithashtu, e vetmja fjalë finlandeze që ka hyrë në mënyrë të pakthyeshme në gjuhën angleze.
Ka rreth tre milionë sauna në vend, kështu që do të ishte e vështirë të humbisni këtë pjesë thelbësore të kulturës finlandeze, nëse e vizitoni.
Ndërsa shumë njerëz kanë saunën e tyre, ekziston një përzgjedhje e gjerë e opsioneve publike në Helsinki, duke filluar nga përvojat tradicionale në ato më moderne.
Ata, gjithashtu, ndryshojnë në çmim, duke filluar nga rreth 10 €, nëse nuk e keni problem ta ngrohni me të tjerët, në disa qindra euro për një rezervim për sauna private.
Nëse udhëzuesit në internet rreth etikës janë shqetësuar për të dalë lakuriq, nuk ka vërtet një mënyrë të gabuar ose të drejtë për të përjetuar këtë pjesë të kulturës finlandeze, ndaj relaksohuni dhe kënaquni për sa kohë që ndiheni rehat.
Është një ritual që kryhet për mijëra vjet dhe njerëzit besojnë se rrit lumturinë dhe mirëqenien mendore. Finlandezët i referohen ndjenjës kur dilni si ‘post-sauna bliss’.
A është e sigurt të udhëtosh në Finlandë?
Disa nga arsyet, që Finlanda kryeson vazhdimisht në listën e vendeve më të lumtura në botë, janë nivelet e ulëta të krimit dhe shërbimet e mira publike.
Këto janë fakte siguruese për këdo që kërkon të udhëtojë në këtë vend.
Gjithashtu, nuk ka gjasa që të kapeni nga një fatkeqësi e madhe natyrore, pasi tornadot, tajfunet dhe tërmetet janë pothuajse inekzistente. Kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të merrni sigurim udhëtimi, por është një gjë për të cilën duhet të shqetësoheni më pak, kur udhëtoni në Finlandë.
Ku mund të shihni “Northern Lights” në Finlandë?
Të largohesh një javë jashtë vendit e të kthehesh me kujtime të bukura, të shtyn ta përseritësh prapë udhëtimin. Kjo ndodh, patjetër, edhe me spektaklin natyror “Aurora Borealis”.
E njohur ndryshe si “Northern Lights”, ky spektakël natyror është i dukshëm përreth 200 netë në vit në Lapland. Ju do të keni shansin më të mirë ta shihni midis shtatorit dhe marsit, periudhë kur dritat shkëlqejnë çdo natë të kthjellët.
Gjithashtu, mund të regjistroheni për njoftimet falas me email në Institutin Meteorologjik Finlandez. Do t’ju dërgohen sinjalizime për orën, kur kushtet magnetike në qiejt e Finlandës nënkuptojnë që shfaqjet e aurorave janë të mundshme.
Qoftë hera e parë apo e qindta, finlandezët thonë se “novelty never really wears off”.