Osmani udhëton drejt Sllovenisë

Një rikonfirmim i mardhënieve të Kosovës me Slloveninë vije nga vizita e Osmanit në Slloveni, pjesë e së cilës do të jetë edhe takimi me mërgatën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Slloveni me ftesë të presidentit të vendit, Borut Pahor.

Vizita është cilësuar si një rikonfirmim i mardhënieve Kosovë-Slloveni, dhe njëherësh edhe si një mundësi e thellimit të bashkëpunimeve dhe raporteve ndërkombëtare.

Zyra e Presidentes ka njoftuar se Presidentja Osmani do t’iu ndajë një dekoratë Forcave të Armatosura të Sllovenisë për kontributin për paqe dhe siguri, në kuadër të misionit të NATO-s në Republikën e Kosovës, ku përgjatë viteve kanë shërbyer mijëra ushtarë sllovenë.

Në agjendën e vizitës zyrtare të Presidentes Osmani në Slloveni, përfshihet edhe takimi me mërgatën e Kosovës në Slloveni, ligjërata e organizuar nga Qendra për Perspektivën Evropiane dhe Bled Strategic Forum si dhe pjesëmarrja në shfaqjen “Zgjimi i pranverës”, bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Qendrës për Arte dhe Komunitet- Artpolis, e cila do të jepet në Teatrin e Nova Goricës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika