Zelensky bën thirrje për ndihmë ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës

Pasi sugjeroi një "model rindërtimi të veçantë, historikisht domethënës", presidenti ukrainas ka thënë se Ukrainës i nevojiteshin të paktën 5 miliardë dollarë në muaj financim për t'i mbijetuar sulmit të Rusisë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy

Volodymyr Zelensky i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë në financimin e rindërtimit të Ukrainës pas luftës.

Duke huazuar fjalët e përdorura për të nisur rindërtimin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore sipas Planit Marshall, presidenti i Ukrainës ka thënë se propozimi i tij për të ndihmuar në mbulimin e një rindërtimi që duket se do të kushtojë më shumë se 500 miliardë dollarë ishte “projektuar për të luftuar urinë, varfërinë, dëshpërimin dhe kaosin”.

Duke folur në një videolidhje në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zelensky ka thënë se “Ju ftoj të merrni pjesë në këtë rindërtim. Puna që duhet bërë është kolosale. Ka më shumë se 500 miliardë dollarë humbje. Dhjetëra mijëra ndërtesa janë shkatërruar.”

Ai sugjeroi një “model rindërtimi të veçantë, historikisht domethënës” sipas të cilit, vende, qytete dhe kompani të veçanta do të merrnin role udhëheqëse në rindërtimin e qyteteve dhe industrive specifike në Ukrainë.

Asetet ruse në juridiksione të ndryshme “duhet të gjenden dhe të ndahen në një fond të posaçëm për të kompensuar të gjitha viktimat e luftës”, u tha ai udhëheqësve dhe zyrtarëve të biznesit, duke shtuar se kjo do të krijonte një precedent që mund të përdoret rreth botë.

“SHBA dhe Evropa kanë ngrirë asete me vlerë 300 miliardë euro nga banka qendrore ruse, por ende nuk i kanë konfiskuar ato. Zyrtarët e Ukrainës pranojnë se ende nuk ka mënyra ligjore ndërkombëtare për të konfiskuar asetet e ngrira ruse. Por, kjo nuk i ka penguar ata të shtyjnë argumentet morale drejt një hapi të tillë.

Nëse agresori humbet gjithçka, atëherë kjo e privon atë nga motivimi për të filluar një luftë”, ka thënë Zelensky.

Presidenti denoncoi “forcën brutale” të vendosur nga Rusia në vendin e tij. Ai gjithashtu pretendoi se “dhjetëra mijëra jetë” mund të ishin shpëtuar nëse perëndimi do t’i kishte dhënë Ukrainës të gjithë armatimin, mbështetjen politike dhe financiare që i nevojitej, si dhe miratimin e sanksioneve më gjithëpërfshirëse kundër Rusisë kur pushtimi filloi në shkurt.

Sipas Zelenskyt, Ukraina kishte nevojë për “të paktën 5 miliardë dollarë në muaj” financim për t’i mbijetuar sulmit të Rusisë, veçmas nga shumat më të mëdha që kërkohen për rindërtimin e vendit.

Ministrat e financave të SHBA-së dhe Europës u takuan javën e kaluar për të diskutuar se si ta mbyllnin hendekun e financimit afatshkurtër të Ukrainës me sekretaren e Thesarit Janet Yellen që pranoi se angazhimet ekzistuese dështuan. Vendet perëndimore, të udhëhequra nga Zvicra, kanë organizuar një konferencë në verë për të diskutuar rindërtimin e qyteteve, infrastrukturës dhe industrisë së Ukrainës, por asnjë propozim nuk është ende në tryezë.

Zelensky bëri thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, dhe që të gjitha kompanitë e huaja të largohen nga vendi. Ai shtoi se bankat ruse duhet të përjashtohen nga sistemi financiar global, të gjitha marrëdhëniet me kompanitë ruse të IT duhet të ndërpriten dhe asnjë tregti me Moskën nuk duhet të bëhet.

Vendet evropiane janë ende duke debatuar mbi një plan të BE-së për të ndaluar importin e naftës ruse. Robert Habeck, zëvendëskancelari i Gjermanisë, i tha forumit të hënën se bota po “shihte më të keqen e Evropës” në debatin mbi ndalimin e naftës ruse. Disa shtete, veçanërisht Hungaria, po bllokojnë zhvillimin.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika