Kryenegociatori serb në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Petar Petkoviq, ka bërë një reagim në Twitter, lidhur me një video të publikuar nga partia e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ku thuhet që ata kanë shtrirë sovranitetin e Republikës së Kosovës në Veri.
Por, kjo për Petkoviq mund të ekzistojë vetëm në imagjinatën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
“Sa është i fiksuar Albin Kurti me pushtimin e Veriut të Kosovës, saqë duhet të bëjë video për ta bindur veten për atë”, ka shkruar Petkoviq.
Petkoviq ka thënë se për Kurtin nuk ka ndihmë, sepse ai është duke jetuar në një realitet paralel, i cili gjendet në mendjen e tij.
Kолико је @albinkurti опседнут освајањем севера Kосова и Метохије па мора да снима спотове да у то себе убеди?
Српске средине на KиМ за њега су мисаона именица, а ако му је лакше да живи у паралелној реалности, ту помоћи нема!
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) July 3, 2022
“Ambienti serb në Kosovë është emërtim mendor për të [Albin Kurtin], dhe nëse më lehtë e ka të jetojë në realitet paralel, atëherë s’ka ndihmë”, ka shkruar mes të tjerash ai.
Ndërsa në videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në përmbajtjen e saj kanë paraqitur punën e kryeministrit Kurti, i cili sipas tyre, ka bërë atë që nuk është bërë qënga paslufta.
Tutje,në videon e publikuar janë paraqitur sukseset e qeverisë Kurti 2, siç janë ndalimi i referendumit serb, ndalimin e zgjedhjeve serbe, marrëveshjen për energjinë elektrike përmes të cilave do të kryhet inkasimi i faturave të energjisë, aksionet policore kundër kontrabandës e të tjera. Të gjitha këto janë nënkontrollin e institucioneve të Republikës së Kosovës.