Elbert Krasniqi: “Sunny Hill’ do të mbahet gjithmonë në Prishtinë

Elbert Krasniqi, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se "Sunny Hill" do të mbahet gjithmonë në Prishtinë dhe ka shtuar se është duke u diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për krijimin e hapësirës publike, që do të shfrytëzohet nga të gjithë jo vetëm nga festivali

Ilustrim

Elbert Krasniqi, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për krijimin e hapësirës publike për “Sunny Hill” e cila garanton shfrytëzimin nga të gjithë, jo vetëm nga festivali.

Për Ekonomia Online, Krasniqi ka thënë se dhënia e pronës komunale duhet të bëhet me procedura ligjore.

“Ne jemi duke diskutuar se si duhet të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme në mënyrë që të krijojmë hapësirë publike, e cila do të shfrytëzohet nga të gjithë jo vetëm nga festivali”, ka thënë Krasniqi.

“Mirëpo, nga të gjithë artistët dhe të tjerë që duan që të begatojnë jetën kulturore artistike”

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka thënë se “Për ne është shumë me rëndësi që dhënia e pronës komunale në shfrytëzim dhe këmbim të bëhet në bazë të procedurave të parapara ligjore edhe gjithpërfshirja në tryezën e diskutimit”.

Më tej ka shtuar se deri më tani kanë marrëveshje që të mbahet festivali në Kosovë dhe se do të shfrytëzojnë kohën e mbetur në mënyrë që të gjejnë zgjidhje të përgjithshme.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika