Sekretari i Shtetit francez për Çështjet e Evropës, Clement Beaune, gjatë takimit të tij me Emisarin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka diskutuar për sigurinë në Ballkan.
Kryefjalë e takimit të së enjtes së 31 marsit ishte situata në Ballkan e cila u konsiderua si kyçe për sigurinë e Evropës.
“Sot në mëngjes, pata një takim me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, për të folur për situatën në Ballkan, një çështje kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Europës sonë”, ka shkruar Beaune në Twitter.
#PFUE2022 | Ce matin, réunion avec le Représentant spécial de l’🇪🇺 @MiroslavLajcak pour faire le point sur la situation dans les #Balkans, un enjeu clé pour la sécurité et la stabilité de notre Europe. pic.twitter.com/cfUG6X1fcl
— Clement Beaune (@CBeaune) March 31, 2022
Ndryshe Lajçak, të mërkurën e 30 marsit ishte takuar me ish-ministrin gjerman të Shtetit për Evropën, Michael Roth.
Roth ka kërkuar që të mbahen premtimet e dhëna nga Bashkimi Evropian për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai gjatë këtij takimi i kishte kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërkaq kërkesa e tij për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ishte anëtarësimi në BE.
Me anë të një postimi në Twitter, Roth kishte shkruar se shtetet e Ballkanit Perëndimor meritojnë më shumë se fjalët e thëna.
“I dashur Miroslav Lajçak, faleminderit për vizitën tuaj dhe punën tuaj të shkëlqyer. BE-ja duhet të mbajë premtimet e saj: fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Demokracia dhe sundimi i ligjit kanë rëndësi”, ka shkruar Roth.
Dear @MiroslavLajcak,thanks for your visit+your great work.The Western Balkan states belong to us+deserve more than lip services. EU must keep its promises: starting accession talks with Albania🇦🇱 +North Macedonia🇲🇰,visa liberalisation for Kosovo🇽🇰 .Democracy+rule of law matter. pic.twitter.com/z92kB0I4bo
— Michael Roth MdB 🇪🇺🇺🇦 (@MiRo_SPD) March 29, 2022
Lajçak, është pajtuar me kërkesën e ministrit gjerman për mbajtjen e premtimeve nga ana e BE-së. Ai e ka shpërndarë postimin e Rothit në llogarinë e tij në Tëitter, teksa ka shkruar shkurtimisht se dakordohet me qëndrimin e ministrit Roth-it.
“Pajtohem plotësisht me vlerësimin tuaj”, ka shkruar Lajçak.
Lajçak, të mërkurën e dy shkurtit, në një konferencë për media në Prishtinë kishte thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është çështje e procesit të dialogut me Serbinë.
“Vërtetë besoj që Kosova meriton që t’i jepet regjimi pa viza, e ka merituar para shumë kohe, Komisioni Evropian e ka thënë qartë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet, por e dini se kjo nuk është çështje e dialogut”, ishte shprehur Lajçak.
Sipas tij, kjo çështje i takon vendeve anëtare.
“Është çështje që kërkon marrëveshje koncensuale të 27 vendeve anëtare, dhe mund të ju them se sa herë që informoj shtetet anëtare e ngrisë këtë çështje, se sa e dhimbshme është kjo çështje në Kosovë, vërtet shpresoj se nuk do të marrë shumë kohë para se të shohim një liberalizim të vizave”, theksonte ai.
Ndryshe, Eurodeputetja në Parlamentin Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, në një konferencë për media në Veriun e Mitrovicës, më katër mars të vitit 2022, kishte potencuar se BE është katër vjet me vonesë për t’ia dhënë Kosovës liberalizimin e vizave.