Kosova shënon ngritje historike në ranglistën e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës në Futboll

Në ranglistën e publikuar të enjten nga FIFA, Kosova ka bërë hapa pozitivë duke u listuar në vendin e 107-të me 1173.9 pikë.



‘Top 10’ kësaj radhe ka pësuar ndryshime me Kombëtaren e Brazilit që ngjitet në vendin e parë, duke zhvendosur Belgjikën në pozitën e dytë, ndërsa ndryshimi tjetër është hyrja e Meksikës në dhjetëshe, duke e lënë Danimarkën jashtë.

Ndeshjet e marsit kanë qenë pozitive për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila ka marrë një fitore 5-0 ndaj Burkina Fasos dhe një barazim 1-1 me Zvicrën.

Ndeshjet e marsit kanë qenë pozitive për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila ka marrë një fitore 5-0 ndaj Burkina Fasos dhe një barazim 1-1 me Zvicrën.

Pozita më e mirë e Kosovës ndonjëherë ishte në muajin shtator të vitit 2021 dhe në muajin shkurt të 2022, pasi renditej në vendin e 109-të.

Për dallim nga Kosova, Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur një pozitë nga renditja e muajit shkurt, pas humbjes 2-1 nga Spanja dhe barazimit 0-0 me Gjeorgjinë në muajin mars.

Kombëtarja Shqiptare në renditjen e re të FIFA-s zë vendin e 66-të me 1371.86 pikë, ndërsa në muajin shkurt pati 1374.98 pikë në vendin e 65-të.


Nesër pritet të hidhet shorti për Kupën e Botës “Katar 2022” dhe ekipet kombëtare tashmë kanë mësuar renditjen e tyre në ranglistën e FIFA-s.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika