Pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj” do të jetë dhe Erza Muqolli, këngëtarja kosovare që jeton dhe vepron në Francë.
Pjesëmarrja e Muqollit në Festivalin Ndërkombëtar të Operës është bërë e ditur nga festivali me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Në këtë postim shkruhet se Erëza Muqolli do të këndojë më 31 korrik nga ora 20:30, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Erza Muqolli, këngëtare e re nga Kosova ka treguar talent të jashtëzakonshëm që në moshë të vogël. Filloi të studionte Piano dhe Këndim në Shkollën e Muzikës së Sarralbe që në moshën 7 vjeçare. Karriera e saj artistike nisi kur ajo mori vendin e 3-të në sezonin e 9-të të France’s Got Talent”.
Në njoftim tutje shkruhet se Erza Muqolli ka qenë anëtare e një grupi muzikor fëmijësh të quajtur Kids United, si pjesë e fushatës së UNICEF Francë. Ata kanë publikuar shumë singles dhe albume të cilat janë vlerësuar gjerësisht.
“Publikimet e saj solo, ndër të tjera, përfshijnë single-in e titulluar “Je chanterai” dhe albumin e saj titulluar “Erza Muqoli”.