Suspendohen tre zyrtarë policorë pas kryerjes së veprës penale

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë (një kapiteni, një rreshteri dhe një zyrtari policor - që të gjithë punonjës në Njësinë Rajonale të trafikut rrugorë-NRTRR në Ferizaj)

Inspektorati Policor i Kosovës

Hetuesit e IPK-së në konsultim me Prokurorinë e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale  “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

IPK përmes rrugëve operative kishte pranuar një informatë se më datë 15 të muajit prill, zyrtarët policorë të NRTRR-Ferizaj e kanë ndaluar një qytetar për vozitje të shpejtë (104 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h) dhe ia kanë shqiptuar tiketën në vlerë 500 euro, një vit ndalesë të drejtimit të mjetit motorik dhe 5 pikë negative.

Katër ditë pas shqiptimit të tiketës është anuluar tiketa e parë, i është kthyer patentë shoferi qytetarit dhe i është shqiptuar tiketë e re vëllait të qytetarit për vozitje pa patentë shofer duke e anashkaluar plotësisht Komisionin për Vendosje si autoritet i vetëm për anulimin ose jo të tiketave në trafikun rrugor, sidomos kur ka masë mbrojtëse.

Me këtë rast dyshimet e hetuesve të IPK-së janë se nga zyrtarët policorë (tashmë të suspenduar) është manipuluar tiketa dhe rasti.

“Duke i falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunim ju njoftojmë se hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika