Skuadra kosovare nga Suhareka, Ballkani të martën do të përballet me ekipin nga Lituania, FK Zalgiris, në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Ballkani do të bëjë hapin e parë drejt Evropës, ku pritet të shkruajë histori për Kosovën, derisa përballë do të ketë ekipin lituanez Zalgirisin.
Ndeshja do të fillojë në ora 20:00, dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me kampionin në fuqi, që synon të marrë rezultatet pozitive duke mposhtur mysafirin.
Skuadra e Ballkanit të hënën ka mbyllur stërvitjen e fundit para ndeshjes që do të zhvillohet të martën.
Ballkani tashmë është përgatitur për këtë ndeshje të madhe ndaj klubit nga Lituania me disa përforcime të reja, dhe synon të shkojë sa më lart që të mundet.
“Gjendja e futbollistëve para ndeshjes me Zalgirisin është e mirë dhe maksimalisht të motivuar për fitore”, thuhet në njoftimin nga skuadra, në rrjetin social Facebook.
Ndërkaq, skuadra nga Suhareka u shpall kampion për herë të parë në BKT Superligën e Kosovës, duke ia dalë kështu që të kualifikohen për ndeshje kualifikuese për në garën më të madhe për klube në Evropë.
Ndërsa, ekipi i Zalgirisit mbrëmjen e së hënës kanë mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Në anën tjetër, Zalgiris, gjithashtu, synon që të kalojë në rrethin tjetër duke qenë një përballje e nxehtë.