Fotografja Jutta Benzenberg hap të premten ekspozitën personale në Tiranë

Fotografja Jutta Benzenberg do të hapë ekspozitën personale prej datës 8 korrik deri më 6 nëntor 2022. Ekspozita quhet “Biografia e Shqipërisë nga tani deri në vitin 1991" dhe reflekton në biografinë e Shqipërisë

Jutta Benzenberg, fotografe

Fotografja Jutta Benzenberg do të hapë ekspozitën personale në Muzeun Marubi në Tiranë. Kjo ekspozitë mban emrin “Biografia e Shqipërisë nga tani deri në vitin 1991″.

Ekspozita e Benzenberg-ut do të jetë e hapur nga 8 korriku deri më 6 nëntor 2022. Fotografitë e realizuara nga Jutta Benzenberg që tregojnë histori dhe rrëfime shqiptare krijojnë një biografi të Shqipërisë.

Përpos paraqitjes së biografisë së Shqipërisë, fotografitë në këtë ekspozitë janë reflektim i biografisë së fotografes dhe dëshmi e jetëgjatësisë së karrierës.

Kurator i ekspozitës “Biografia e Shqipërisë nga tani deri në vitin 1991” është Kim Knoppers.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika