Paris Saint-Germain të martën e 5 korrikut ka konfirmuar se ka shkarkuar nga posti i trajnerit Mauricio Pochettinon.
Lajmin të ditur për publikun e ka bërë Paris Saint-Germain në një komunikatë për media.
Në njoftimin e tyre shkruhet se Paris Saint-Germain konfirmon se i ka dhënë fund bashkëpunimit me Mauricio Pochettino.
“Trajneri argjentinas dhe stafi i tij i ishin bashkuar klubit kryeqytetas në janar të vitit 2021. Ish-kapiteni i Rouge et Bleu, bëri 84 ndeshje në të gjitha garat në bankinën parisiene”.
Tutjer në komunikatën për media shkruhet se nën drejtimin e Pochettino-s, Paris Saint-Germain fitoi ligën, Coupe de France 2021 si dhe titullin e 10-të të kampionatit francez në historinë e tij në prillin e kaluar
Në fund, klubi anglez ka shtuar se klubi dëshiron të falënderojë Mauricio Pochettino dhe stafin e tij për punën e tyre dhe t’u uroj atyre më të mirën për të ardhmen.