Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se ofrimi i shërbimeve shëndetësore të integruara dhe gjithëpërfshirëse, për fëmijët, në objektin e ri të Spitalit Kirurgjik Pediatrik “Sheikha Fatima” në QKUK, ka filluar para 3 ditësh, duke përfshirë funskionalizimin e këtyre shërbimeve.
Ambulancat specialistike kirurgjike, ambulancat emergjente kirurgjike, sallat operative, ambulancat e observimit dhe qëndrimit ditor, ambulancat specialistike pediatrike, emergjenca pediatrike, shërbimi i sterilizimit, Reparti Kirurgjik Pediatrik, Reparti i Hemato-Onkologjisë Pediatrike, Reparti i Mjekimit Intensiv Pediatrik, dhe Kujdesi Intensiv i Klinikës së Neonatologjisë.
Brenda 3 ditëve të para të funksionimit janë realizuar 11 operacione:
Në ambulancat specialistike & emergjente kirurgjike janë realizuar 105 vizita mjekësore,
Në ambulancat e Emergjencës Pediatrike, 270 vizita mjekësore,
Në ambulancat specialistike pediatrike, 216 vizita mjekësore.
Aktualisht janë të spitalizuar, gjithsej, 42 fëmijë në repartet përkatëse:
Hemato-Onkologji Pediatrike, 9 fëmijë
Mjekimi Intensiv Pediatrik, 7 fëmijë
Reparti Kirurgjik Pediatrik, 8 fëmijë
Kujdesi Intensiv i Klinikës së Neonatologjisë, 18 foshnje.
Funksionalizimi i shërbimit të radiologjisë është në proces, ndërsa shërbimi i traumës dhe ortopedisë pediatrike do të funksionalizohet ndërkohë.
Në QKUK ka filluar punën të hënën spitali pediatrik-kirurgjik, që është donacion prej 22 milionë eurosh i Emirateve të Bashkuara Arabe për shëndetësinë e Kosovës.
ShSKUK shfrytëzon rastin të shprehë falenderimet më të thella për donatorin, për ndërtimin e këtij spitali modern me kushte dhe pajisje mjekësore e teknologjike më të avansuara.
Ky spital pritet të shënojë një kthesë të rëndësishme, sa i përket cilësisë së shërbimeve shëndetësore tretësore që do t’u ofrohen fëmijëve në Kosovë.