Kurti në takim me emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, diskutohet për dialogun dhe ndikimin rus në rajon

Kryeministri Kurti dhe i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach në takim u dakorduan për intensifikim të përpjekjeve me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe integritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kurti në takim me emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach

Të martën e pesë korrikut, në margjina të pjesëmarrjes në tryezën vjetore të 26-të të organizuar nga prestigjiozja britanike The Economist, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Zhvillimet në Kosovë në rajonin e Ballkanin Perëndimor ishin tema kyçe të takimit.

Kreu i Qeverisë e ka njoftuar emisarin për reformat e nisura, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim ekonomik, reformë në drejtësi dhe qeverisje të mirë.

Duke vlerësuar lart marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Emisari Peach ka shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të sigurisë.

Marrë për bazë përvojën e gjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, emisari Peach ka shprehur vullnetin e tij për të ndihmuar në procesin e dialogut.

Është biseduar lidhur me ndikimin e aktorëve të tretë, e në veçanti ndikimin rus në rajon dhe pasojat e mundshme të kësaj ndërhyrje përmes shpërndarjes së informatave të rrejshme.

Kryeministri Kurti dhe emisari Peach u dakorduan për intensifikim të përpjekjeve me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe integritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe, të martën, Kurti ka udhëtuar për në Greqi, për të marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë.

“Gjatë qëndrimit të tij atje, ai do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Kurti ka marrë pjesë në panelin me temë “Evropa juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës gjatë takimit në Tryezën vjetore të 26-të The Economist, në Greqi

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika