Policia kufitare në Gjakovë ka gjetur armë ilegale në stanet e brezit kufitar, pas pranimit të disa informatave nga tereni lidhur me disa dyshime për armëmbajtje të paligjshme dhe të shtëna me armë.
Policia e Kosovës saktësisht hetuese policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, pas një pune pas një pune hetimore ka zbuluar se bëhet fjalë për dy shtetas kosovar posedojnë armë dhe ato i mbajnë në stanet e tyre në brezin kufitar Kosovë –Shqipëri në vendin e quajtur Pllaçica e Junikut.
Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhër të Gjykatës kompetente, në orët e hershme të mëngjesit të së martës është realizuar plani operativ i koduar “Bjeshka 2022”, është bërë bastisja në dy objekte (stane) në bjeshkën e Junikut dhe në të dy stanet janë gjetur dëshmitë materiale.
Dy armë AK-47 (kallashnikovë).
Njëzet e pesë copë fishek të kalibrit 7.62 mm.
Tre karikatorë për armë AK-47.
I dyshuari i parë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë nuk ka qenë prezent gjatë bastisjes dhe i njëjti është ftuar për interviste nga hetuesit kompetentë për procedurë të mëtejme.