Gjatë ditës së martë të 5 korrikut, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e Japonisë, Akira Mizutani.
Gjatë këtij takimi të zhvilluar mes Konjufcës dhe ambasadorit të Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani, u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Japoninë, poashtu zhvillimet në rajon dhe për agresionin e Rusisë në Ukrainë.
Përmes një njoftimi nga Kuvendi i Kosovës, është bërë e ditur se Konjufca ka falënderuar ambasadorin Mizutani dhe shtetin e Japonisë për përkrahjen e vazhdueshme që i jipet Republikës së Kosovës.
Përkrahja nga Japonia është e vazhdueshme sa i përket zhvillimit të brendshëm ekonomik dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Tutje në njoftim shkruhet se kreu i Kuvendit dhe ambasadori Mizutani kanë vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe kanë shprehur vullnetin për avancimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve, me theks të veçantë në dinamizmin e bashkëpunimit në fusha me interes reciprok.