Analisti, Artan Muhaxhiri ka thënë se “Kosova duhet të jetë pjesë e çdo nisme që përkrahet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA)”, sipas tij, iniciativa e Ballkanit të Hapur, po konsiderohet një nëndegë e Bashkimit Evropian nga shtetet Perëndimore.
Për Muhaxhirin është i pakuptimtë insistimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit që ta degradojë këtë proces pasi ky proces po përkrahet dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ballkani i Hapur është një nivel më i ulët i së procesi i Berlinit, por nuk e sfidonë as nuk e kundërshtonë BE-në, ” ka thënë Artan Muhaxhiri në emisionin ‘FIVE’ në RTV Dukagjini.
Tutje ai ka folur dhe për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, ku ka shtuar se nuk e ka dëgjuar askënd nga politikanët e Ballkanin Perëndimor që të këtë thënë se kjo iniciativë e dëmton procesin e Berlinit përveç Osmanit e Kurtit.
Muhaxhiri ka përfunduar, duke thënë se nuk është duke parë logjikë të arsyeshme që iniciativa e Ballkanit të Hapur të refuzohet kur kjo nismë është duke u përkrahur nga të gjithë aleatet e Kosovës.