Prokuroria nuk tregon nëse po e heton edhe Bekim Jasharin për rastin e Lushtakëve

Nuredin Lushtaku së bashku me dy vëllezërit e tij, Faton Lushtaku dhe Arif Lushtaku, që nga mbrëmë janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë. Ndaj tyre u ndërmor ky veprim, pasi Gjykata Themelore e Mitrovicës aprovoi kërkesën e Prokurorisë, që ndaj të treve të caktohet masa e paraburgimit. Megjithatë, gjatë ditës Prokuroria nuk ka dhënë detaje për veprimet që kanë ndërmarrë ndaj ish-kryetarit të Skënderaj, Bekim Jashari, i cili armën zyrtare të policisë me të cilën u plagos polici Mërgim Geci, e kishte dorëzuar në polici. Armën Jashari, sipas Prokurorisë e kishte marrë nga Nuredin Lushtaku

Ilustrim

Pas rreth tetë orësh qëndrimi brenda objektit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nuredin Lushtaku duarlidhur është dërguar për në qendrën e Paraburgimit.

Aty, Lushtaku do të qëndroj për 30 ditë, pasi Gjykata aprovoi kërkesën e Prokurorisë që kjo masë të vendoset ndaj tij dhe dy vëllezërve të ish-gjeneralit, Faton Lushtaku dhe Arif Lushtaku.

Pas daljes nga Gjykata, Lushtaku kishte një porosi për mediat.

“A u kënaqët…”

Avokati i Nuredin Lushtakut, Artan Çerkini paralajmëroi ankesë për vendimin.

“Shpresojmë që Gjykata e Apelit do ta vlerësoj më drejtë gjendjen faktike dhe do të konstatoj se rreziqet procedurale nuk ekzistojnë. Zotëri Lushtaku tri herë vullnetarisht është paraqitur para organeve policore dhe për rrjedhojë besojmë që Gjykata e Apelit do ta vlerësoj këtë fakt edhe pse Gjykata Themelore në Mitrovicë nuk e vlerësoj dhe se së paku do të ndryshohet masa e paraburgimit në ndonjë masë më të butë,” u shpreh Avokati, Artan Çerkini.

E për avokatin e Arif Lushtakut, Haxhi Millakun, është e qartë se polici është fajtor.

“Kur kanë shku që të kërkojnë spjegime, ai shtin me armë. Ai është provokuesi dhe pa fajin e tre të pandehurve shtin me armë, i rrezikon edhe kolegët e tij dhe atë plagë që e ka pësu kolega i tij është drejtpërdrejt e armës së tij, provat materiale do të tregojnë të vërtetën,” ka thënë Avokati, Haxhi Millaku.

Por, krejt të kundërtën e kësaj e pohon polici Enver Berisha.

Ai ka në një përgjigje për RTV Dukagjini ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur probleme me familjen Lushtaku, ndërsa ka shtuar se ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

“Unë nuk kam pasur kurrë problem me familjen e Lushtakut. Unë  kam qenë duke e kryer punën zyrtare. Por për më hollësisht janë organet kompetente,” u shpreh polici, Enver Berisha.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku po konsiderohet i dyshuar nga Prokuroria, për një sulm të rëndë ndaj dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Lushtaku bashkë me dy vëllezërit, sipas Prokurorisë, sulmuan me dorezë të armës policin Enver Berisha, i cili më pastaj në vetëmbrojtje plagosi kolegun Mërgim Geci.

E gjithë ngjarja sipas kërkesës së Prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit, nisi pasi polici Enver Berisha e kishte ndaluar djalin e Nuredin Lushtakut për t’ia shqiptuar një gjobë komunikacioni.

A.L e kishte thirrur babanë e tij dhe më pas ishte zhvilluar e gjithë ngjarja.

Në dosjen e Prokurorisë përmendet edhe emri i ish-krytarit të Skënderajt, Bekim Jashari.

Armën e policit Enver Berisha e kishte marrë Nuredin Lushtaku. Më pas, ai atë ia kishte dhënë Bekim Jasharit, në mënyrë që ky i fundit ta dërgoj në Polici.

Këtë veprim, Prokuroria ka thënë se e ka bërë Bekim Jashari.

Televizioni ka provuar gjatë gjithë ditës që të kontaktoj me ish-kryetarin e Skënderajt, mirëpo ai nuk është përgjigjur.

Prapa kamerave disa prej familjarëve të Nuredin Lushtakut që kanë qëndruar për shumë orë para objektit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, i kanë thënë Dukagjinit se këtë veprim Bekim Jashari e ka bërë për t’a qetësuar situatën.

E para kamerave, një familjar i Lushtakut ka hedhur akuza mbi Prokurorinë e Politikën.

“Ne si familje i kemi dyshimet e tona kryesisht te Prokuroria dhe një pjesë e Politikës ku dihet se edhe janë dalur disa që me të vërtetë është për keqardhje… Polici në fjalë është një polic që dihet për qytetin e Skënderajit, por siç duket e ka një përkrahje nga një pjesë e lartë e zingjirit komandues dhe politikës,” u shpreh familjari i Nuredin Lushtakut, Tahir Lushtaku.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës nuk ka dhënë detaje gjatë ditës, nëse çfarë veprimesh kanë ndërmarrë ndaj Bekim Jasharit, i cili e kishte dorëzuar armën në Polici.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika