​Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet me Policinë Ushtarake Kroate

Në Split të Kroacisë është realizuar trajnimi në kontrollin e trafikut gjatë qarkullimit të mjeteve transportuese dhe mjeteve tjera ushtarake në mes të ​Policisë Ushtarake të FSK-së dhe Policisë Ushtarake Kroate

Policia Ushtarake e FSK-së në trajnim së bashku me Policinë Ushtarake të Forcave të Armatosura Kroate

Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), të martën e pesë korrikut, po trajnohet së bashku me Policinë Ushtarake të Forcave të Armatosura Kroate.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në Split të Kroacisë është realizuar trajnimi në kontrollin e trafikut gjatë qarkullimit të mjeteve transportuese dhe mjeteve tjera ushtarake.

“Përpos avancimit të shkathtësive, ky trajnim mundësoi edhe shkëmbimin e përvojave, si dhe thellimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen për trajnime tjera të përbashkëta”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa, më 27 qershor, ushtarët e FSK-së kanë marrë pjesë në ushtrimin “Cambrian Patrol 2022”.

Kjo informatë është përcjellur përmes një njoftimi në Facebook nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili ka thënë se ky ushtrim është gara më e famshme e Ushtrisë britanike dhe aleatëve të saj.

Komandot e FSK-së, pjesë e ushtrimeve të garës më të famshme të Ushtrisë britanike

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika