Hoxha: Armëmbajtja pa leje është e dënueshme me disa vite burg

Sipas avokatit Hoxha, në bazë të nenit 366 të kodit penal të Kosovës, armëmbajtja pa leje është e dënueshme deri në 7 mijë 500 euro apo me disa vite burg

Valdet Hoxha , Ish zv-ministër i Punëve të Brendshme

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme Valdet Hoxha, ka folur për Policinë e Kosovës, që sipas tij institucioni i PK-së është i pari i në rajon për imazhin e mirë, poashtu edhe në Kosovë radhitet e para nga institucionet më të besuara e duke u pasuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK).

Tutje Hoxha ka sqaruar ligjet të cilat e rregullojnë mbajtjen e armëve, ku ka shtuar se “neni 366 i kodit penal të Kosovës,  parasheh mbajtjen  në pronësi të  armëve të paautorizuara dhe në këtë kuptim arma dhe në qoftë se është me leje, në këtë rast polici është i autorizuar që të mbajë armën por personi tjetër që ka në posedim atë armë automatikisht akuzohet në bazë të nenit 366 të kodit penal të Kosovës  që është e dënueshme deri në 7 mijë 500 euro apo me disa vite burg”.

Ndërkohë Ermal Panduri ka reaguar duke thënë se po i referohet të dhënave të Prokurorisë së Kosovës.

Ndërsa Hoxha ka thënë se “ duhet t’i referohen Prokurorisë së Kosovës, sepse ky organ nuk është organizatë joqeveritare”. Sipas tij, Prokuroria nuk e jep asnjë deklaratë pa u bazuar në disa të dhëna preliminare që i merre përmes policisë  për grumbullimin e të dhënave.

Ai ka thënë se në këtë rast duhet të ketë kujdes, se si po cilësohen gjerat deri tek veshja e fajësisë qoftë për  Nuredin Lushtakun dhe familjarët e tij, por dhe të policëve.

“Nuk duhet të çuditemi se të dyja palët në fund të procesit mund të marrin dënime dikush me të lehët dhe dikush më të rënda”, ka thënë Hoxha në emisionin Debat Plus.

Tutje ai ka folur dhe për kompetencat e ligjit ku ka thënë se” ligji e lejon një hetim  të koordinuar në mes të Inspektoratit të Policisë dhe Policisë së Kosovës”, në këtë rast.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika