Të mërkurën PE-ja voton raportet për Kosovën dhe Serbinë

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian të mërkurën do të votohen raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, të cilat ishin miratuar para një muaji në Komisionin e Politikës së Jashtme

Parlamenti Evropian

Deputetët e Parlamentit Evropian, gjatë seancës plenare që do të mbahet të mërkurën e gjashtë korrikut, do të votojnë raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Ky votim pason debatin e zhvilluar të martën e pesë korrikut në PE për këto raporte.

Sa i përket Kosovës, gjatë debatit të së martës, kanë dominuar thirrjet për liberalizimin e vizave.

Po ashtu është bërë thirrje për progres në dialogun Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, gjatë fjalimit të saj, ka mirëpritur qëndrimet e Kosovës lidhur me luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

Ajo ka ripërsëritur thirrjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, që sipas saj është zvarritur si proces.

“Qytetarët e Kosovës janë të vetëdijshëm po ashtu se unë personalisht dhe Parlamenti Evropian kemi ngritur vazhdimisht nevojën për liberalizimin e menjëhershëm të vizave, gjë që është zgjatur së tepërmi përkundër faktit se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet”, ka thënë von Cramon.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Shumica e ligjvënësve e kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në seancë plenare, sipas deputetëve, do të jetë sfidues vetëm votimi rreth një amendamenti ku kërkohet që marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, që duhet të dalë nga dialogu, të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë.

Në tekstin e raportit theksohet apeli që pesë vendet e Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, ta bëjnë një gjë të tillë.

Pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën janë: Spanja, Sllovakia, Rumania, Qipro dhe Greqia.

Çka tjetër thuhet në raportin për Kosovë?

Në raportin për Kosovën theksohet se janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave qysh në vitin 2018.

Por, akoma nuk është miratuar vendimi për liri të lëvizjes.

Po ashtu, në këtë raport përfshihet edhe përkrahja ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE më 12 maj.

Në raportin e miratuar, deputetët e PE-së kanë theksuar synimin e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022.

Megjithatë ata kanë theksuar se nuk ka procedurë të shpejtë dhe se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i nevojshëm që Kosova të përparojë drejt rrugës evropiane.

Të dy shtetet fqinje, janë paralajmëruar se është i domosodoshëm zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme.

Përfshirë këtu edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ndërkohë, Kosova është ftuar që të vazhdojë procesin e reformave, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika