Një qytetari të Vushtrrisë, të hënën mbrëma, derisa ishte duke shkuar me taksi në Mitrovicë, një pasagjer tjetër me forcë dhe me përdorim të sprejit ia ka grabitur 2500 euro dhe disa dokumente personale.
“Dhe më pastaj në bashkëpunim me taksistin janë larguar me shpejtësi me veturë në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën e 6 korrikut se pas një pune hetimore nga hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri, në bashkëpunim me Hetimet Rajonale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar F.I, 31 vjeçar, për veprën penale “Grabitje”.
“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të bazuara, ku i dyshuari dyshohet se më 04.07.2022, rreth orës 21:35, duke e dërguar me ‘Taxi’ viktimën në distinacionin e kërkuar, dhe në ndalim për të marrë edhe një udhëtar tjetër është përdorur e spreji-OC ndaj viktimës, nga i cili është grabitur kuleta me dokumentacion dhe një shumë të parave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në Vushtrri, mërgimtarit i grabiten 2500 euro nga taksisti dhe pasagjeri